Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2021.
Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 prej tyre e kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor.
“Nesër më 15 qershor 2022, në ora 09.00, Agjencia kundër Korrupsionit, do të organizojë hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Ndërsa, pas përfundimit të shortit dhe krijimit të listës që buron nga shorti, AKK do të fillojmë kontrollin e plotë të pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.
“Për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta”./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)