play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Adelina Paloja dhe Ismet Vejseli, dy rolet kryesore në shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut”

today30/01/2024

Background
share close

Një ngjarje e jashtëzakonshme po përgatitet në skenën kulturore të Kosovës. Pas 53 vitesh ekzistence si vepër kombëtare, opera “Goca e Kaçanikut” e kompozitorit Rauf Dhomi do të shfaqet për herë të parë e inskenuar në tërësi në Kosovë, shkruan KultPlus.

Nën regjinë e Nikolin Gurakuqit, provat e para regjisoriale kanë filluar sot, duke përfshirë solistët dhe korin në përgatitjet e shfaqjes. Puna ka filluar me shumë profesionalizëm dhe vullnet, ndërsa regjisori po drejton me pasion këtë projekt.

Dy artistët kryesorë në këtë shfaqje janë sopranoja Adelina Paloja në rolin e Pafikës dhe tenori Ismet Vejseli në rolin e Trimorit.

Adelina Paloja ka ndarë një pamje nga provat duke shkruar: “Për këtë muaj do të jem Goca e Kaçanikut – Pafika. Sot, në provat e regjisë së operës. Premierë absolute pas 53 vitesh”.

Ndërsa tenori Ismet Vejseli shprehet shumë i lumtur që po debuton në Operën e Kosovës me rolin e Trimorit.

“Te dashur miq,
Jam shumë i lumtur që në fund të shkurtit do të debutoj në Operën e Kosovës me rolin e Trimorit të operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.
Kjo operë është premierë absolute në Kosove pas 53 viteve, të cilën do e vendosi në skenë regjisori Nikolin Gurakuqi, i cili ka punuar më shumë se 80 opera në jetën e tij…
Falënderoj drejtorin Meriton Ferizi dhe dirigjentin Edon Ramadani për mundësinë!
Të gjithë kolegëve për këtë muaj toi toi toi!”, shkruan tenori Vejseli.

“Goca e Kaçanikut”, opera e parë kosovare, bënë fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve: Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar Trimorin për tradhti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë.

Premiera e kësaj shfaqje ishte planifikuar të jepej më 28 nëntor të vitit që e lamë pas, por për shkaqe teknike ajo u shty për muajin shkurt dhe me këtë rast po vjen si aktivitet kryesor për nderë të pavarësisë së Kosovës.

Premiera pritet të vijë më 22 dhe 24 shkurt të 2024-ës, në Sallën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë. / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%