Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/06/2022
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të mërkurën është seanca ku në rend dite në ketë seancë, mes tjerash është edhe ndryshimi i Ligjit për fondet pensionale të Kosovës përmes të cilit mundësohet tërheqja e 30% të parave nga Trusti.
“Ditën e mërkurë në seancën e së mërkurës do të jetë në rend dite Projektligji për tërheqjen e kursimeve në fondin pensional. Një kërkesë e qytetarëve që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje të çmimeve të produkteve esenciale ushqimore e të derivateve edhe të sfidës së energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.
E sa i përket pagës minimale që i lë jashtë veteranët, Tahiri tha se do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)