play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

today01/05/2024

Background
share close

Nëse vërtet jeni të brengosur për rënien e flokëve, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni stilimin artificial

Tharësit e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharësit e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësin e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia, transmeton Telegrafi.

Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të vdesin, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka vdekur.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësin e flokëve çdo ditë, e as shamponin.

Megjithatë, një këshillë që duhet ta aplikoni është që ta kontrolloni nxehtësinë e tharësit të flokëve. Mos e përdorni tharësin e flokëve në nxehtësi maksimale, por me nxehtësi më të vogël në mënyrë që të parandalohen dëmet.

Është e rëndësishme ta përdorni tharësen e duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%