play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

A ka nevojë për aplikim dhe kur do të dalin 100 euro për fëmijët, tregon ministri Murati

today13/12/2023

Background
share close

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar për kohën se kur pritet që të dalin shtesat prej 100 euro për fëmijët, sipas vendimit që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Murati tha se nuk ka nevojë për aplikim për këto shtesa, pasi ato do të ndahen sipas listës ekzistuese të shtesave që marrin fëmijët për çdo muaj.

Tutje, ai tha se për kohën e daljes së këtyre mjeteve do të ketë njoftim të ri.

“Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema. Të gjithë pensionmarrësit këtë të premte do të marrin pensionet e rregullta, ndërsa ditët në vijim pas përgatitjeve teknike do të njoftohen se kur do të bëhet transferi për shtesën prej 100 euro. Poashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftojmë me kohë pra gjatë ditëve në njoftim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt që ata i marrin shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogarit ekzistuese”, ka thënë Murati.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%