play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

A e shkeli Kosova Marrëveshjen e Washingtonit kur aplikoi në KE? Flasin nga Departamenti i Shtetit

today13/05/2022

Background
share close

Kosova dje edhe zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndaj një veprimi të tillë të institucioneve të Kosovës ka reaguar Serbia dhe presidenti serb, Vuçiq, duke pretenduar se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane që kanë të drejtën e tyre të vendosin për prioritetet e tyre të politikës së jashtme.

“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme. Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve. Ne besojmë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, kanë thënë nga DASH-i për Express.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%