Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dermatologia Lindsey Zubritsky, e cila ndan këshilla për kujdesin e lëkurës në TikTok, ka treguar disa metoda që mund t’i përdorim.
Një truk i tillë është për kohën më të mirë për ta aplikuar deodorantin, në mënyrë që të jetë më efektiv në parandalimin e aromave të pakëndshme.
Gjegjësisht, ajo tregon se deodoranti nuk duhet të aplikohet në mëngjes, siç bëjnë shumica e njerëzve për të marrë erë dhe për të qenë të freskët gjatë ditës. Dermatologia thotë se nata është koha më e mirë për të aplikuar deodorant.
Po ashtu edhe dermatologë të tjerë ndajnë mendim të ngjashëm, ndaj drejtoresha ekzekutive e International Hyperhidrosis Society, Lisa Pieretti, rekomandon përdorimin e antiperspirantëve në vend të deodorantëve sepse ndalojnë djersitjen, ndërsa deodorantët neutralizojnë aromat dhe bakteret në lëkurë.
“Nëse përdorni një antidjersë gjatë natës, mund të aplikoni deodorant në mëngjes, i cili ndihmon në reduktimin e çdo shqetësimi për erën gjatë ditës”, shpjegon Pieretti. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)