Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tregu i kriptomonedhave po përjeton një tjetër tronditje historike. Kriptomonedhat, të cilat nuk mundën të shpëtonin nga rënia edhe gjatë fundit të 2021, patën një fillim të keq për vitin 2022.
Zhvlerësimi prej më shumë se 1% në bursat amerikane shkaktoi një rënie të fortë te kriptomonedhat.
Bitcoin, rënie me 45 për qind
Kriptomonedha kryesore Bitcoin ra nga 69 mijë dollar që ishte në nëntor në 38 mijë dollar sot.
Bitcoin e nisi ditën me 42 mijë e 713 dollarë. Gjatë ditës, niveli më i ulët ishte 38 mijë e 315 dollarë, dhe niveli më i lartë ishte 42 mijë e 713 dollarë. Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 38,815 dollarë me një humbje prej afër 10 për qind.
Thyhet “Ethereum”
Ethereum ishte kriptomonedha tjetër që pësoi humbje të mëdha. Duke filluar ditën me 3195 dollarë, Ethereum ra deri në 2 810 dollar. Aktualisht Ethereum po tregtohet me 2 857 dollarë, me një rënie prej 11 për qind.
Humbje të mëdha te altcoins
Dogecoin, një nga altcoin-et e njohura, ka rënë me 9% në 0,1505 dollarë, ndërsa Shiba Inu është tërhequr me 9% në 0,000002556 dollarë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)