Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Quhet ”Just Room Enough Island” ishulli privat më i vogël në botë i banuar, shkruan faqja today.it.
Është një ishull, pjesë e arkipelagut ”Thousand Islands”, një konglomerat prej afro 2 000 ishujsh të grupuar në lumin San Lorenzo, midis shteteve të Ontarios dhe Nju Jorkut.
Më parë, rekordin e mbante ”Bishop Rock”, një far i vetmuar jo shumë larg nga Ishujt Scilly në Angli. Megjithatë, në vitin 1982, fari u bë automatik, kështu që rojtari u largua, duke e bërë ishullin shkëmbor të pabanuar.
Por çfarë karakteristikash duhet plotesojë statusi i një ishulli?
Para së gjithash ështe e nevojshme të posedohen disa karakteristika morfologjike: vlerësimi i tokës duhet të jetë më i madh se 0.093 metra katrorë, toka e dalë duhet të mbetet e tillë gjatë gjithë vitit dhe, së fundi, duhet të jenë të pranishme të paktën dy pemë të gjalla.
Kjo tokë, në mes të lumit, është blerë në vitet 1950 nga familja Sizeland. Ideja fillestare e families ishte ta bënte këtë ishull të vogël një vend për të kaluar pushimet, por shpejt filluan të mbërrinin turma turistësh, kureshtarë për të parë ishullin më të vogël në botë, duke frustruar dëshirën e familjes Sizeland për paqe dhe qetësi.
Madhësia zyrtare e pjesës së vogël të tokës është rreth 300 metra katrorë. Një ishull aq i vogël sa që ”Washington Post” para disa vitesh thoshte se ”mjafton vetëm një hap i gabuar për t’u gjendur në ujë”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)