Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Baleti Kombëtar i Kosovës ka hapur turneun artistik në Kolumbi me prezantimin e shfaqjes “Carmina Burana” në Teatro Pablo Tobón Uribe në Medellín.
Shfaqja, e realizuar me koreografi nga Toni Candeloro, u mirëprit nga publiku kolumbian, i cili mbushi sallën e teatrit dhe e përcolli performancën me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të madh.
Para fillimit të shfaqjes, fjalë rasti mbajtën Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kolumbi, Artan Duraku, si dhe drejtori i përgjithshëm i teatrit, Juan Carlos Sánchez Restrepo.
Në adresimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimeve kulturore ndërkombëtare dhe promovimit të artit dhe kulturës së Kosovës para publikut kolumbian.
Pas prezantimit në Medellín, turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës do të vazhdojë me shfaqje edhe në qytetet Cali dhe Bogotá./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)