Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today15/05/2026
Vitamina D njihet si “vitamina e diellit”, sepse trupi ynë e prodhon kur lëkura ekspozohet në rrezet e diellit. Por shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D, sidomos gjatë dimrit, kur kalojnë më shumë kohë brenda ose përdorin vazhdimisht krem mbrojtës ndaj diellit, ka shkruar The Washington Post.
Vitamina D nuk është vetëm një vitaminë. Ajo funksionon edhe si hormon dhe luan rol të rëndësishëm në organizëm. Ndihmon në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e dobësisë muskulore.
Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për tension të lartë të gjakut, diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe sulme në tru.
Sipas ekspertëve nuk është gjithmonë e nevojshme të përdoren suplemente të shtrenjta, pasi vitamina D mund të merret edhe përmes ushqimit.
Ja pesë mënyra natyrale për të rritur nivelin e vitaminës D pa përdorur suplemente.
Hani më shumë troftë
Trofta konsiderohet një nga llojet më ushqyese të peshkut. Ajo është e pasur me proteina, omega-3, vitaminë B12, selen dhe vitaminë D.
Vetëm një porcion troftë mund të sigurojë gjithë sasinë ditore të vitaminës D që i duhet një të rrituri.
Përfshini kërpudhat në dietë
Shumica e bimëve kanë shumë pak vitaminë D, por kërpudhat janë përjashtim.
Ashtu si njerëzit, edhe kërpudhat prodhojnë vitaminë D kur ekspozohen ndaj rrezeve UV. Në supermarket mund të kërkoni etiketa si “UV-treated” ose “high in vitamin D”.
Kërpudhat mund të skuqen lehtë, të piqen ose të shtohen në makarona e të kombinohen me mish pule.
Kombinoni vezët me salmonin
Vezët dhe salmoni janë dy nga burimet më të mira të vitaminës D dhe kombinohen shumë mirë bashkë.
Një vakt me vezë të fërguara dhe salmon të tymosur mund të konsumohet për mëngjes, drekë apo darkë.
Provoni makarona integrale me perime dhe qumësht soje
Edhe ushqimet vegane mund të jenë burim i mirë i vitaminës D.
Një pjatë me makarona integrale me sos kremoz me perime, kërpudha dhe qumësht soje të pasuruar me vitaminë D është një mënyrë e shijshme për ta shtuar këtë vitaminë në dietë.
Kur blini qumësht soje, kontrolloni etiketën për t’u siguruar që është i pasuruar me vitaminë D.
Konsumoni kos të trashë
Kosi i trashë është i pasur me proteina, probiotikë dhe shumë vitamina e minerale. Shumë marka janë gjithashtu të pasuruara me vitaminë D.
Përveç mëngjesit, kosi grek mund të përdoret edhe si mes shujtë apo salcë e shëndetshme. Një ide e preferuar është kos grek dhe patate të pjekura me speca të pjekur./KOHA
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)