Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Greqi besojnë se një tas me supë të bërë me të brendshme gjedhi mund t’ju shpëtojë nga ulçera në stomak, dehje nga alkooli dhe sëmundje të tjera të ndryshme — nëse jeni mjaftueshëm të guximshëm ta provoni.
Dhe Dimitris Tsarouhas, pronari i një restoranti në qytetin grek të Selanikut që specializohet në “patsa”, po përpiqet ta regjistrojë supën në UNESCO si një pjatë unike dhe tradicionale të Greqisë që i referohet kohës së poemës epike të Homerit “Odisea”.
Kjo ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re me rivalin e vjetër, Turqinë, e cila gjithashtu e pretendon supën si të sajën. Grekët dhe turqit janë grindur për gjithçka që lidhet me kuzhinën, që nga kafeja, gjethet e mbushura të rrushit dhe madje edhe bakllavaja e famshme – trashëgimia e jetës nën sundimin shekullor osman.
Tani turqit janë të zemëruar që grekët po marrin meritën e vetme për një supë që ata e quajnë “iskelbe”, e cila sipas tyre ka qenë një element kryesor kulturor për shekuj me radhë.
Tsarouhas i tha Associated Press se ka përpiluar një dosje të madhe dhe të detajuar me ndihmën e një organizate kulturore lokale dhe Lena Oflidis, autores së librit të vetëm që përshkruan historinë e supës, në një përpjekje për ta përfshirë këtë delikatesë si pjesë të trashëgimisë kulturore të Greqisë…
Uniteti në shije nuk është ajo që ka në mendje Ali Turkmen. Pronari 59-vjeçar turk i restorantit thotë se pjata është historikisht dhe kulturalisht specifike për turqit, edhe pse supa – njësoj si në Greqi – është gjithashtu një ushqim i preferuar për t’u ngrënë vonë në mbrëmje pas një nate me alkool.
”Ashtu si me bakllavanë dhe shumë gjëra të tjera, ata duan ta pretendojnë atë si të tyren», tha Turkmeni për përpjekjen greke për të marrë pronësinë e supës. «Por ndoshta do të jetë e vështirë për ta të pretendojnë diçka unike për ne. Sepse ka qenë një ushqim bazë në kulturën tonë për shekuj me radhë. Kukureci është diçka specifike për turqit”.
Mediat turke e kanë akuzuar Greqinë për “përvetësim” të një gatimi që festohet në nivel kombëtar. Portali i lajmeve Onedio raportoi se udhëtari i shekullit të 17-të Evliya Celebi, në “Librin e Udhëtimeve”, përshkroi shitësit që shisnin supë me kungulleshka në Stamboll, duke e cituar këtë si provë se supa ka një histori 400-vjeçare në Turqi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)