play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera bojkotojnë Eurovisionin 2026

today12/05/2026

Background
share close

Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest 2026 nis mbrëmjen e sotme në Vjenë, ku do të mbahet gjysmëfinalja e parë në arenën Wiener Stadthalle. Në garë këtë vit janë 35 shtete, ndërsa 15 artistë do të ngjiten sonte në skenë për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Mes emrave që pritet të tërheqin më shumë vëmendje është edhe përfaqësuesi i Izraelit, Noam Bettan, i cili konkurron me këngën “Michelle”. Pjesëmarrja e Izraelit ka shkaktuar polemika të forta, pasi Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë vendosur të bojkotojnë festivalin në shenjë proteste ndaj vendimit të organizatorëve për lejimin e shtetit izraelit në garë.

Në të njëjtën kohë, në kryeqytetin austriak janë paralajmëruar disa protesta pro-palestineze, ndërsa autoritetet kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë. Policia nga e gjithë Austria, si edhe forca mbështetëse nga Gjermania, janë angazhuar për mbarëvajtjen e festivalit.

Sipas organizatorëve, 10 artistët më të votuar nga gjysmëfinalja e parë dhe 10 të tjerë nga nata e dytë, që mbahet më 14 maj, do të kalojnë në finale. Ndërkohë, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia e kanë siguruar automatikisht finalen si financuesit kryesorë të konkursit, ndërsa Austria kalon direkt si fituese dhe pritëse e vitit të kaluar.

Ndër favoritët e këtij edicioni përmenden Finlanda me këngën “Liekinheitin”, përfaqësuesi grek Akylas, grupi portugez Bandidos do Cante dhe Senhit nga San Marino.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *