Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në organizim të institucioneve lokale dhe Shoqatës së Prefekturës së Zarës, në Kroacia po mbahen “Ditët e kulturës arbneshe”, në vigjilje të 300-vjetorit të ardhjes së arbneshëve nga Shkodra dhe rrethina e saj.
Edhe pas tre shekujsh, arbneshët kanë arritur të ruajnë traditat, zakonet dhe gjuhën shqiptare, ndonëse kjo e fundit është zbehur për shkak të rrethanave historike.
Akademia solemne për nder të 300-vjetorit të themelimit të Arbanasit në Zarë ka shënuar fillimin e “Javës së arbneshit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kroate, shqiptare dhe nga Kosova, si dhe ambasadorë e akademikë.
Pjesëmarrësit vlerësuan qëndresën historike të kësaj pjese të trungut shqiptar dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie./RTK
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)