play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Çka është hantavirusi dhe si përhapet

today05/05/2026

Background
share close

Një shpërthim i dyshuar i virusit të rrallë hantavirus ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi tre persona kanë vdekur në një anije turistike që po lundronte në Oqeanin Atlantik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri tani është konfirmuar një rast me hantavirus, ndërsa edhe pesë raste të tjera janë nën hetim.

Anija kishte nisur udhëtimin nga Argjentina drejt Kepit të Verdës, një grup ishujsh pranë bregut të Afrikës Perëndimore.

Hantavirus është një sëmundje e rrallë që zakonisht transmetohet te njerëzit përmes ekspozimit ndaj urinës ose jashtëqitjes, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në fazat e para, simptomat mund të ngjajnë me gripin, duke përfshirë lodhje, temperaturë, të dridhura dhe dhimbje trupi.

Megjithatë, me përparimin e sëmundjes, virusi mund të dëmtojë mushkëritë, zemrën ose veshkat, duke shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje, dështim të organeve dhe në disa raste edhe vdekje.

OBSH ka deklaruar të hënën se nuk ka arsye për panik dhe se rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët, megjithatë ekspertët po e konsiderojnë të pazakontë mënyrën se si sëmundja mund të jetë përhapur në një anije turistike.

Çfarë është hantavirusi?

Hantavirusi përfshin një grup virusesh që përhapen kryesisht nga brejtësit përmes lëngjeve trupore dhe mbeturinave të tyre.

Njerëzit infektohen zakonisht kur thithin ajër të ndotur nga grimcat e jashtëqitjes së thata të brejtësve, shpesh gjatë pastrimit të ambienteve të kontaminuara, transmeton Klankosova.tv.

Infeksioni mund të ndodhë edhe përmes prekjes së sipërfaqeve të infektuara dhe më pas prekjes së gojës ose hundës, si dhe në raste të rralla nga kafshimet apo gërvishtjet e brejtësve.

Në Amerikën e Jugut ekziston një variant i rrallë që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu, por raste të tilla janë shumë të rralla.

Simptomat dhe rreziku

Hantavirusi shkakton dy forma të sëmundjes së rëndë:

Në Evropë dhe Azi mund të shkaktojë dëmtim të veshkave, me simptoma si dhimbje koke, të përziera dhe më pas gjakderdhje të brendshme dhe dështim akut të veshkave, transmeton Klankosova.tv.

Në Amerikë shkakton sindromën pulmonare hantavirus, e cila prek mushkëritë dhe mund të çojë në vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe grumbullim të lëngjeve në mushkëri.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), deri në 40% e rasteve me komplikime respiratore mund të rezultojnë fatale.

A ka trajtim?

Aktualisht nuk ekziston një kurë specifike për hantavirusin. Trajtimi bazohet në kujdes mbështetës, si hidratimi, pushimi dhe menaxhimi i simptomave.

Për këtë arsye, parandalimi mbetet vendimtar, përfshirë shmangien e kontaktit me brejtësit dhe pastrimin e kujdesshëm të hapësirave të kontaminuara.

Hetimet për shpërthimin

Shkaku i saktë i shpërthimit në anije ende nuk dihet. Ekspertët po shqyrtojnë disa mundësi, përfshirë praninë e mundshme të brejtësve në anije ose infektimin gjatë ndalesave në porte. Nuk përjashtohet as mundësia e rrallë e transmetimit mes njerëzve, por kjo konsiderohet shumë e pamundur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe po kryhet analizimi i detajuar gjenetik i virusit për të kuptuar origjinën dhe përhapjen e tij.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *