Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtarja Britney Spears, pranoi të hënën se kishte drejtuar makinën pa kujdes, përfshirë edhe gjendjen e dehur, në një marrëveshje pranimi të fajësisë që do të thotë se ajo do t’i shmanget burgut.
Këngëtarja e hitit “Toxic” u arrestua në mars pasi policia e pa duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt në një autostradë në Ventura County, pranë Los Angeles.
Fillimisht ajo u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit por sipas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë ajo pranoi një akuzë më të lehtë për drejtim mjeti të pakujdesshëm që përfshinte alkool, drogë ose të dyja.
Si pjesë e marrëveshjes së saj për pranimin e fajësisë, Spears u dënua me 12 muaj lirim me kusht dhe një ditë burg, duke llogaritur kohën që kaloi në paraburgim. Ajo gjithashtu duhet të përfundojë një kurs për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe të paguajë gjoba dhe tarifa të përcaktuara nga shteti prej 571 dollarësh.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)