Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Volkswagen është duke punuar intensivisht për gjeneratën e re të modelit të tij ikonik, Golf. Hatchback-u kompakt i gjeneratës së nëntë do të sjellë një ndryshim të madh: do të përfshijë një version tërësisht elektrik në gamë, por do të vazhdojë të ofrojë edhe opsionin me motor me djegie të brendshme për blerësit që ende nuk janë gati për kalimin në EV.
Golf i ri pritet të debutojë brenda kësaj dekade. Detajet e reja mbi dizajnin, të siguruara nga “Motor1” përmes komenteve të kreut të markës Volkswagen, Thomas Schafer, dhe shefit të kërkim-zhvillimit (R&D), Kai Grunitz, bëjnë me dije se fansat e vjetër do të jenë shumë të kënaqur.
Dizajni i çdo Golf-i e ka zanafillën tek ikona origjinale e vitit 1974, e dizajnuar nga Giorgetto Giugiaro. Megjithatë, për gjeneratën Mk9, Grunitz ka konfirmuar se do të ketë një ndikim të fortë nga modeli shumë i dashur, Golf 4.
“Dizajni është pothuajse gati dhe do të jetë modern e i pavdekshëm”, u shpreh Grunitz.
Çfarë dimë deri tani?
Në mars, VW publikoi një skicë ku shfaqej silueta e makinës. Nga sa shihet, Mk9 do t’i rikthehet një dizajni më “këndor” dhe vertikal, veçanërisht në pjesën e pasme – një lëvizje kjo që ndihmon aerodinamikën dhe rrit rrezen e lëvizjes për versionet elektrike. Gjithashtu, harqet e rrotave duken më të theksuara, duke rikthyer stilin e Mk4.
Propozimi i hershëm për dizajnin u bë nga Andreas Mindt, njeriu pas Golf 7, i cili tashmë mban postin e drejtorit të dizajnit për të gjithë Grupin Volkswagen. Schafer dhe Grunitz u shprehën aq të impresionuar nga puna e tij, saqë i thanë: “Mos prek asgjë”.
Kur do të dalë në treg?
Adhuruesit e Golf-it duhet të presin edhe të paktën një vit e gjysmë. Modeli aktual, Mk8, sapo mori një përditësim (refresh) për vitin 2025 në ShBA dhe pritet të qëndrojë në treg deri pas vitit 2028.
Kjo do të thotë se Golf Mk9 ka të ngjarë të mbërrijë si model i vitit 2029. Mbetet ende për t’u parë nëse në tregje të caktuara do të rikthehet Golf-i standard, apo nëse kompania do të vazhdojë të ofrojë vetëm versionet sportive GTI dhe R.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)