play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Ermal Meta fiton Çmimin Muzikor “Elsa Morante” në Itali me “Stella Stellina”

today27/04/2026

Background
share close

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij, duke u shpallur fitues i Çmimit Muzikor “Elsa Morante” në Itali.

Vlerësimi erdhi falë këngës dhe librit “Stella Stellina”, një projekt i ndjerë i dedikuar fëmijëve të Gazës, viktima të pafajshme të konfliktit Izrael–Palestinë. Këtë vit, tema qendrore e çmimit ishte “Ragazzini salvati dal mondo” (Fëmijët e Shpëtuar nga Bota), ndërsa vepra e Metës sjell perspektivën e fëmijëve si simbol të së vërtetës, shpresës dhe shpëtimit.

Me këtë këngë, Meta mori pjesë edhe në edicionin e 76-të të Festivalit të Sanremos, ku arriti të renditet mes pesë këngëve më të mira të kompeticionit.

Ky nuk është rasti i parë që artisti trajton tema sociale dhe humanitare. Ai njihet për angazhimin e tij përtej muzikës, duke reflektuar shpesh në krijimtarinë e tij çështje të ndjeshme shoqërore.

Së bashku me partneren e tij, Chiara, ai ka një lidhje të vazhdueshme me një qendër bamirësie që mbështet vajza dhe gra në nevojë në Shqipëri. Çifti ka adoptuar gjithashtu dy vajza, të cilat i kanë njohur në një jetimore në vend, duke dëshmuar përkushtimin e tyre edhe në jetën personale./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *