Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/04/2026
Universiteti i Arteve, nëpërmjet Fakultetit të Artit Skenik, organizon edicionin e parë të International Student Film Festival in Tirana (ISFFT), i cili zhvillohet në datat 21–24 prill 2026.
ISFFT, si një festival ndërkombëtar i filmit studentor, synon të promovojë krijimtarinë e të rinjve në fushën e kinematografisë, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi artistik dhe zhvillimi profesional ndërmjet studentëve, pedagogëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit.
Programi i festivalit përfshin shfaqje filmash në kategoritë: film i shkurtër, dokumentar, animacion, masterclass-e me profesionistë të njohur të kinemasë, workshop-e dhe panele diskutimi. Gjithashtu do të ketë aktivitete të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit artistik.
Gjatë ditëve të festivalit do të prezantohen një numër i konsiderueshëm filmash nga autorë të rinj ndërkombëtarë, të përzgjedhur në konkurrim, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në kinemanë studentore.
Dita e parë nis me ceremoninë e hapjes dhe shfaqje filmi. Sot dhe nesër (22–23 prill) do të ketë masterclass-e, workshop-e, panele diskutimi dhe shfaqje konkurruese. Dita e katërt (24 prill) përmbyllet me shfaqje të kategorive kryesore dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve
Aktivitetet zhvillohen në hapësira të ndryshme të Universitetit të Arteve, si Salla e Koncerteve, Black Box, studio të Fakultetit të Artit Skenik, etj. Ky festival realizohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë./atsh/KultPlus.com/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)