play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Babai i Amy Winehouse humbet betejën ligjore mbi sendet e së bijës

today22/04/2026

Background
share close

Një gjykatë në Londër ka vendosur të hënën, 20 Prill, kundër Mitch Winehouse, i cili kishte paditur dy mike të vajzës së tij për përfitime nga shitja e sendeve personale të këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse.

Sipas vendimit, Mitch Winehouse, administratori i pasurisë së së bijës kishte ngritur padi në Gjykatën e Lartë ndaj Naomi Parry dhe Catriona Gourlay, duke pretenduar se ato kishin fituar rreth 1.2 milionë dollarë nga një ankand në SHBA për sende që, sipas tij, nuk kishin të drejtë t’i shisnin.

Nga ana tjetër, Parry, ish-stiliste e këngëtares dhe Gourlay deklaruan se sendet në fjalë, rreth 150 në total, i përkisnin atyre ose u ishin dhënë nga vetë Winehouse. Këto përfshinin fustane, këpucë, shallë, vathë dhe çanta.

Sipas gjykatës, Parry fitoi rreth 878 mijë dollarë nga shitja e 56 artikujve në Julien’s Auctions në Los Angeles në vitin 2021, përfshirë edhe 243,200 dollarë nga një fustan mëndafshi, që Winehouse kishte veshur në performancën e saj të fundit në Belgrade. Ndërkohë, Gourlay përfitoi rreth 344 mijë dollarë nga shitja e 85 artikujve.

Pas vendimit të gjyqtares Sarah Clarke, e cila rrëzoi padinë, Naomi Parry reagoi duke e cilësuar vendimin si një pastrim të plotë të emrit të saj.

“Gjykata e Lartë e ka pastruar emrin tim, pa mëdyshje, pas akuzave thellësisht dëmtuese dhe të pabazuara të ngritura nga Mitch Winehouse. Padia ka dështuar tërësisht dhe nuk duhej të ishte ngritur kurrë”, u shpreh ajo në një deklaratë.

Amy Winehouse ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në vitin 2011 në shtëpinë e saj në Londër, si pasojë e helmimit nga alkooli./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *