Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, çmimet kanë shënuar një ulje të lehtë prej 1 centi për litër krahasuar me ditën e djeshme.
Çmimet aktuale janë: Nafta (dizel): 1.75 euro për litër, Benzina: 1.43 euro për litër dhe Gasi: 0.88 euro për litër
Autoritetet bëjnë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre pranë institucioneve përkatëse në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara.
Ky ndryshim i lehtë në çmime vjen si rezultat i lëvizjeve në tregun ndërkombëtar të naftës.
Ministria vazhdon të monitorojë tregun e derivateve për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)