play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj sjell “Pa të nesërme”, shfaqje që trazon botën e të rinjve

today15/04/2026

Background
share close

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup, sjell për publikun shfaqjen “Pa të nesërme”, një vepër për të rinj me regji të Shenaj Mandak, e cila do të prezantohet më 16 dhe 20 prill, duke filluar nga ora 20:00. Kjo shfaqje vjen si një rrëfim i fuqishëm skenik që prek nga afër realitetin emocional, shoqëror dhe psikologjik të brezit të ri, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të dilemave, revoltës, frikës dhe ëndrrave të tyre, shkruan Portalb.mk.

“Pa të nesërme” nuk është vetëm një titull provokues, por një thirrje artistike që flet për ndjenjën e pasigurisë me të cilën jetojnë shumë të rinj sot. Në një kohë kur ritmi i jetës është i shpejtë, presionet janë të mëdha dhe e ardhmja shpesh duket e paqartë, shfaqja vë në qendër pikërisht këtë gjendje shpirtërore: jetën në kufirin mes shpresës dhe zhgënjimit, mes dëshirës për të ecur përpara dhe ndjesisë së ngecjes.Regjia e Shenaj Mandak i jep kësaj vepre një frymë të veçantë, duke e bërë jo vetëm të afërt për publikun e ri, por edhe thellësisht reflektuese për çdo grupmoshë. Shfaqja ndërton një atmosferë emocionale dhe të gjallë, ku publiku jo vetëm e ndjek historinë, por e ndien atë dhe e përjeton nga afër./ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *