play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Sot nis zbatimi i Sistemit Evropian për hyrje-dalje në shtetet e Schengenit për shtetasit e vendeve jo-anëtare

today10/04/2026

Background
share close

Duke nisur nga sot, 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen do të përballen me procedura të reja në kufi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton se hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), një mekanizëm i ri elektronik i Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve për shtetasit nga vendet jo-anëtare të BE-së. Ky sistem ishte në zbatim të pjesshëm që prej tetorit 2025, ndërsa tashmë do të aplikohet plotësisht në 29 vendet e zonës Schengen.

Autoritetet bëjnë me dije se sistemi do të vlejë për udhëtime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa ndryshuar rregullin ekzistues të qëndrimit.

Në hyrjen e parë pas 10 prillit, qytetarëve shqiptarë do t’u regjistrohen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Refuzimi për të dhënë këto të dhëna biometrike do të sjellë automatikisht refuzimin e hyrjes në territorin Schengen.

Ministria shqiptare paralajmëron se në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të paraqiten më herët për udhëtim dhe të sigurohen që pasaportat e tyre janë të vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Ndërkohë, theksohet se nuk kërkohet aplikim paraprak për sistemin EES, pasi regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet duke marrë parasysh kohën shtesë për kontrollet kufitare.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *