Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/04/2026
Opera e Kosovës ka bërë të ditur rezultatet e audicioneve të mbajtura më 4 prill për dy operat e njohura të kompozitorit italian Giacomo Puccini, ‘Gianni Schicchi’ dhe ‘Suor Angelica’, përcjell KultPlus.
Sipas njoftimit , audicionet u karakterizuan nga një nivel i lartë artistik, konkurrencë e fortë dhe përkushtim i madh nga kandidatët pjesëmarrës, duke reflektuar zhvillimin dhe potencialin në rritje të skenës operistike në Kosovë.
Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të Operës së Kosovës:
Opera e Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju rezultatet e audicioneve të mbajtura më 4 prill në ambientet e Filharmonisë së Kosovës për dy operat: Gianni Schicchi dhe Suor Angelica të Giacomo Puccini.
Audicionet e së shtunës u karakterizuan me një nivel të lartë artistik, konkurrencë të fortë dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm nga të gjithë kandidatët pjesëmarrës, duke reflektuar zhvillimin dhe potencialin e skenës operistike në Kosovë.
Pas një vlerësimi të kujdesshëm e profesional nga komisioni përzgjedhës, në do t’i ndajmë me ju artistët e rezultatet si vijon:
Gianni Schicchi
Nella – Elonë Sadiku
La Ciesca – Zlata Toshevska-Dimovska
Gherardo – Rizah Jahaj
Simone – Harris Bajraktari
Il Notaio – Darko Todorovski
Spinelloccio – Dime Petrov (premiera) / Elti Sada (Me rekomandim të komisionit performon në reprizë)
Pinellino – Rigon Begolli
Guccio – Shpëtim Mehmeti
Gherardino – Norik Popova
Suor Angelica
La Badessa – Teuta Kurti
La Suora Zelatrice – Blenda Kelmendi
La Suora Infermiera – Zlata Toshevska-Dimovska
La Suora Osmina – Shkurta Haziraj (Me propozim të komisionit, kandidatja propozohet për rolin e cekur)
Role të tjera – Suor Angelica
(Me propozim të komisionit, kandidatet propozohen për rolet e cekura mëposhtë)
Le Converse (2) – Teuta Morina dhe Bulza Havolli
Le Cercatrici (2) – Aurela Murtezaj dhe Anjeza Marku
Le Novizie (2) – Bademe Krasniqi dhe Syarta Mehmeti
Opera e Kosovës shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë audicion ku treguan profesionalizëm, pasion e përkushtim të pashoq.
Artistëve të përzgjedhur u urojmë suksese në përgatitjet për interpretimin në këtë ngjarje të rëndësishme artistike, ndersa publikut i premtojmë edhe më tutje punë të përkushtuar e produksione të denja për skenën tone kulturore./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)