Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Universitetin e Arteve është zhvilluar një takim me studentët e masterit në tre fakultetet e UART.
Këta studentë pritet të zhvillojnë praktika mësimore në sistemin arsimor parauniversitar, në mbështetje të programit “Pas Shkolle” të Ministrisë së Arsimit. Ky bashkëpunim synon të fuqizojë lidhjen midis formimit akademik dhe praktikës profesionale, duke kontribuar në zhvillimin e brezave të edukatorëve profesionistë në artet skenike, pamore dhe muzikë në sistemin arsimor në vend.
Përmes përfshirjes aktive në orët e arteve, zejeve, si dhe në festivale korale dhe teatrore në shkolla, studentët e arteve do të sjellin kreativitet, energji të re dhe një qasje bashkëkohore në edukim.
UART e cilësoi këtë bashkëpunim si një urë e fortë mes universitetit dhe shkollës, në shërbim të formimit cilësor të brezave të rinj./atsh/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)