play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Studentët e Fakultetit të Arteve në garën ndërkombëtare të Festivalit të Filmit të Oberhausenit

today26/03/2026

Background
share close

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se studentët e Fakultetit të Arteve kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me filmin e tyre të shkurtër „Prej 6-ve në 5”, i cili u përzgjodh për garën ndërkombëtare në edicionin e 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Oberhausenit (Internationale Kurzfilmtage Oberhausen).

Filmi, i realizuar nga studentët e Departamentit të Arteve Dramatike si projekt diplome, trajton një ditë pune të një punëtori të sigurimit në një hotel dhe pasqyron frytin e punës së drejtimit të ri të Kamerës dhe Montazhit të Filmit në Fakultetin e Arteve. Krijuesit e tij, Ardian Dubova dhe Erlisë Beqiri, së bashku me ekipin akademik dhe artistik, u pritën nga rektori Arben Hajrullahu dhe prorektorët e Universitetit, të cilët u dëshirojnë përfaqësim dinjitoz dhe sukses në garën prestigjioze ndërkombëtare, ku u përzgjodhën 121 filma nga 48 shtete.

Filmi përbën një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet departamenteve të Fakultetit të Arteve, me rolet kryesore të luajtura nga aktorët Astrit Kabashi dhe Eshref Durmishi pa kompensim material. Pjesëmarrja në Festivalin e Oberhausenit shënon një sukses historik për Universitetin e Prishtinës dhe mund të hapë rrugën për garën për Çmimin Evropian të Filmit, duke theksuar cilësinë dhe potencialin e studentëve dhe programeve të Fakultetit të Arteve./atsh/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *