play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

“Kur heshtja flet”, promovohet në Tiranë libri mbi historinë e Kosovës

today26/03/2026

Background
share close

Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, promovoi librin “Kur heshtja flet”, të autorit Ahmet Shala.

Kompozicioni i veprës “Kur heshtja flet” e Ahmet Shalës është mbështetur mbi një rrëfim personal dhe reflektim mbi historinë e Kosovës, sfidat e saj dhe realitetin aktual me të cilin përballen ish-udhëheqësit e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë.

Veprimtaria promovuese u përshëndet nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, i cili vlerësoi iniciativën e autorit për të sjellë një dëshmi të sinqertë mbi përjetimet gjatë një prej proceseve gjyqësore më të debatueshme në planin politik dhe juridik.

Akad. Gjinushi vuri në dukje se libri nuk përbën thjesht një përmbledhje kujtimesh, por një reagim ndaj padrejtësive aktuale në vazhdën e padrejtësive historike, si dhe një analizë të argumentuar mbi arsyet politike që çuan në ngritjen e këtij procesi.

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula foli për rëndësinë që ka vepra si shprehje e reagimit ndaj padrejtësive dhe nevojës që institucionet akademike të mos heshtin përballë zhvillimeve të tilla.

Më tej, duke kujtuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, Taulant Balla përgëzoi autorin dhe organizatorët për promovimin e mbajtur në një datë kuptimplotë. Ai theksoi se reflektimi mbi të kaluarën dhe përgjegjësia për të tashmen janë thelbësore, duke ngritur shqetësimin për perceptimet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me UÇK-në dhe proceset gjyqësore në Hagë.

Historiani prof. dr. Paskal Milo u ndal te vlera e veprës, duke theksuar se rëndësia e librit qëndron në mjeshtërinë e autorit për të trajtuar temat dhe për të përcjellë mesazhe me peshë historike dhe shoqërore.

Ai vlerësoi librin “Kur heshtja flet” si një kontribut të rëndësishëm në debatin publik dhe akademik./atsh/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *