Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Muzeu Historik Kombëtar sjell në kujtesë numrin e parë të revistës “Albania”, një nga botimet më të profilizuara të periudhës së Rilindjes Kombëtare, botuar më 25 mars të vitit 1897.
Nën drejtimin e Faik Konicës, ky organ periodik u shndërrua në një platformë që ndërthuri politikën, letërsinë dhe shkencën.
Fillimisht revista u botua në Bruksel, më pas botimi i tij u vazhdua në Londër deri në vitin 1909.
Për ngritjen e saj kontribuuan personalitete si Gjergj Fishta, Fan Noli e Andon Zako Çajupi, të cilët e shndërruan në një arkivë të çmuar të identitetit tonë kombëtar.
Përmes një qasjeje shumëgjuhëshe, revista u bë një pikë e rëndësishme takimi diplomatik dhe kulturor, me një ndikim të dukshëm në historiografinë shqiptare.
Ajo funksionoi si një enciklopedi e gjallë, ku u trajtuan standardizimi i alfabetit, lëvrimi i gjuhës dhe bazat e kritikës letrare, duke botuar shkrime e recensione për vepra e autorë shqiptarë dhe arbëreshë./atsh/KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)