Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Grupi legjendar britanik Spice Girls ka anuluar planet për ribashkimin e shumëpritur me rastin e 30-vjetorit të tyre, pasi nuk arriti të organizojë projektin në kohë.
Victoria Beckham, Melanie Brown, Melanie Chisholm, Geri Halliwell dhe Emma Bunton thuhej se po planifikonin një seri performancash për të shënuar tre dekada nga publikimi i hitit të tyre debutues “Wannabe”.
Megjithatë, sipas raportimeve, këto plane nuk u realizuan pasi anëtaret nuk arritën një marrëveshje përfundimtare brenda afateve.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Melanie Chisholm gjatë një interviste të fundit, ku ajo theksoi se nuk do të ketë ribashkim për këtë përvjetor të rëndësishëm.
“Është një moment i madh për ne, por nuk ka ribashkim,” u shpreh ajo, duke shtuar se grupi mbetet në kontakt dhe nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në të ardhmen.
Spice Girls u shpërbënë zyrtarisht në vitin 2000, ndërsa hera e fundit që u ngjitën bashkë në skenë ishte gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Katër prej tyre u rikthyen në turne në vitin 2019, pa pjesëmarrjen e Victoria Beckham./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)