Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Monodrama “ARKA” vazhdon rrugëtimin e saj ndërkombëtar, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për skenën teatrore kosovare, shkruan KultPlus.
Shfaqja është selektuar për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës Otras Voces, i cili mbahet në La Abrego, Spanjë.
Në këtë festival, “ARKA” do të prezantohet para publikut ndërkombëtar si përfaqësuese e Kosovës, duke sjellë një tjetër dëshmi të potencialit artistik vendor në arenën globale.
Monodrama interpretohet nga aktori Mentor Zymberaj, i cili me këtë projekt ka qenë pjesë e disa festivaleve dhe skenave ndërkombëtare, duke marrë vlerësime për performancën dhe qasjen artistike.
Sipas programit të festivalit, shfaqja do të prezantohet më 27 mars, në kuadër të një platforme që bashkon artistë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar zëra të rinj dhe forma të veçanta të teatrit monodramatik. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)