play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Filmi “Zbardhje” përzgjidhet për mbështetje nga Fondi Hubert Bals në Roterdam

today18/03/2026

Background
share close

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi i ri artistik “Zbardhje”, me regji të Kaltrina Krasniqi, është përzgjedhur për mbështetje nga Hubert Bals Fund i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam, përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Lajmi është bërë i ditur në kuadër të raundit pranveror të financimit.

I vendosur në Prishtinën bashkëkohore, filmi trajton mënyrën se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin ndikojnë në përditshmërinë e grave që jetojnë në të njëjtin qytet, por në rrethana të ndryshme, duke nxjerrë në pah kufijtë mes përkujdesjes dhe punës në ekonominë informale.

Skenari i filmit është shkruar nga Doruntina Basha, ndërsa producent është Ares Shporta për kompaninë Vera Films. Projekti realizohet në bashkëprodhim me Portokal nga Bullgaria, Papadhimitri Productions nga Shqipëria dhe Code Blue Production nga Mali i Zi.

Regjisorja Krasniqi është shprehur se ideja për filmin ka ardhur nga përvojat personale dhe nga bisedat me gra që punojnë në sektorin informal, shpesh pa kontrata dhe mbrojtje ligjore, duke theksuar se mbështetja nga Hubert Bals Fund ka qenë thelbësore që nga faza e zhvillimit të projektit.

Hubert Bals Fund, si një fond jokomercial me qasje kuratoriale, ka mbështetur ndër vite mbi 1400 projekte filmike, shumë prej të cilave janë prezantuar në festivale të mëdha si Festivali i Kanës, Festivali i Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production synon të lidhë projekte evropiane me tregun ndërkombëtar të filmit arthouse.

Sipas njoftimit, xhirimet për filmin “Zbardhje” pritet të nisin këtë javë në Prishtinë, ndërsa detaje të tjera rreth prodhimit dhe partnerëve institucionalë do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Programi HBF+Europe mbështetet nga iniciativa Creative Europe – MEDIA e Bashkimit Evropian./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *