Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/03/2026
Organizatorët e “Cannes Film Festival” kanë konfirmuar se edicioni i 79-të i festivalit do të zhvillohet në qytetin francez të Kanës nga 12 deri më 23 maj, duke mbledhur sërish emrat më të mëdhenj të industrisë së filmit, transmeton KultPlus.
Sipas organizatorëve, juria e këtij viti do të drejtohet nga regjisori i njohur koreanojugor Park Chan-wook, ndërsa një nga momentet kryesore të festivalit do të jetë ndarja e Palmës së Artë të Nderit për regjisorin nga Zelanda e Re Peter Jackson, i njohur për trilogjinë filmike “The Lord of the Rings”, shkruan Euronews.
Lista zyrtare e filmave në konkurrencë pritet të publikohet në fillim të prillit, ndërsa producentë dhe distributorë nga e gjithë bota tashmë kanë nisur përgatitjet për tregun e filmit që zhvillohet paralelisht me festivalin.
Kana mbetet një nga platformat më prestigjioze për premierat botërore të filmave dhe shpesh konsiderohet si vendi ku lindin disa nga filmat më të rëndësishëm të vitit. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)