play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Pse shtrati i çrregullt i Tracey Emin tronditi botën e artit në vitet ’90 – dhe më pas u bë një ikonë

today02/03/2026

Background
share close

Në vitin 1999, një divan i çrregullt me çarçafë të njollosur, kanaçe birre, shishe vodka dhe sende intime të shpërndara përreth shkaktoi një stuhi mediatike në Britani. Vepra “My Bed” (1998) e artistes britanike Tracey Emin u nominua për çmimin prestigjioz Turner Prize dhe u ekspozua në galerinë Tate Britain, duke e kthyer Emin në një nga figurat më të përfolura të artit bashkëkohor.

Një shtrat që u bë simbol

“My Bed” rikrijonte dhomën e artistes pas një ndarjeje dhe periudhe depresive, kur ajo kishte kaluar ditë të tëra në shtrat. Në instalacion përfshiheshin prezervativë, teste shtatzënie, pantallona të brendshme me njolla gjaku, bishta cigaresh dhe fotografi Polaroid – një përzierje mes “skenës së krimit” dhe “ditarit personal”, siç e ka përshkruar vetë Emin.

Në atë kohë, vepra u kritikua ashpër nga media britanike, që e cilësoi si të pahijshme dhe provokuese. Megjithatë, pavarësisht polemikave, ajo u bë një pikë kthese për artin britanik të fundviteve ’90 dhe për lëvizjen e ashtuquajtur Young British Artists (YBAs), ku bënin pjesë edhe emra si Damien Hirst dhe Sarah Lucas.

Edhe pse nuk fitoi Turner Prize, “My Bed” dominoi diskutimin publik. Vite më vonë, në vitin 2014, ajo u shit në ankand për 2.54 milionë paund, duke u kthyer në veprën më të shtrenjtë të Emin.

Sot, instalacioni është pjesë e ekspozitës retrospektive “A Second Life” në Tate Modern në Londër, e cila qëndron e hapur deri më 31 gusht. Ekspozita përmbledh gjithë karrierën e artistes, nga filmat autobiografikë të viteve ’90 deri te pikturat dhe skulpturat më të fundit, të realizuara pas përballjes së saj me kancerin.

Sipas kuratorëve të Tate Modern, reagimi i publikut sot është krejt ndryshe nga ai i vitit 1999. “Shoku ka ikur”, thonë ata, duke shtuar se vepra tashmë shihet me më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

Vetë Emin, e cila sot mban titullin “Dame” në Britani dhe është një nga figurat më të rëndësishme të artit bashkëkohor, thotë se “My Bed” tashmë ka jetën e vet.

“Nuk është më vetëm shtrati im. Është diçka që njerëzit e ndjejnë dhe e përjetojnë ndryshe. Në atë kohë ndjenin tronditje dhe neveri. Sot ndjejnë trishtim dhe butësi”, është shprehur ajo.

Nga një instalacion i përfolur si skandaloz, “My Bed” është shndërruar në një simbol të artit autobiografik dhe një moment kyç në historinë e artit britanik të fund shekullit XX. BBC/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *