play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

BBC nis rrëfimin me Utën, Kosova ngjitet në hartën botërore të aventurës malore

today26/02/2026

Background
share close

Alpinistja Uta Ibrahimi ka bërë të ditur se projekti i saj është përfshirë në një artikull të ri të platformës prestigjioze BBC, kushtuar shtigjeve të ecjes për vitin 2026, shkruan KultPlus.

Ajo e ka ndarë lajmin me publikun përmes një reagimi në rrjete sociale, duke theksuar se rrëfimi në BBC nis pikërisht me fjalët e saj: “Magjia e ecjes në natyrë nuk është sekret…”.

Sipas Ibrahimt, nga majat e Himalajeve deri te shtigjet e Kosovës, misioni i saj ka qenë i njëjtë: prezantimi i Kosovës përmes maleve, kulturës dhe historive që bartin ato. Përmes angazhimit në Via Dinarica, ajo thekson se nuk promovohet vetëm turizmi malor, por edhe identiteti, traditat dhe qëndrueshmëria e vendit.

“Një ecje e shkëputur nga zhurma e përditshme është mirëqenie. Por këtu tek ne, është edhe lidhje, mes njerëzve, kufijve dhe historive”, është shprehur ajo.

Përfshirja e Kosovës në një platformë globale si BBC konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e turizmit malor dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *