Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë ka paralajmëruar shfaqjen më të re, komedinë “Thashethemet”, e cila do të vijë në skenë nën regjinë e Besim Ugzmajlit, shkruan KultPlus.
E bazuar në veprën e Neil Simon, shfaqja trajton me humor dhe ritëm situata që publiku i njeh mirë, duke sjellë në qendër fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri.
Në role interpretojnë Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti.
Premiera pritet të mbahet së shpejti në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”, ndërsa publiku ftohet të bëhet pjesë e një komedie që premton të sjellë të qeshura dhe situata të papritura në skenë. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)