play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

“Qeni që nuk dinte të lehë” rikthehet në skenën e Teatrit Dodona

today20/02/2026

Background
share close

Teatri Dodona sjell për publikun e vogël shfaqjen me kukulla “Qeni që nuk dinte të lehë”, e cila do të jepet të shtunën, më 21 shkurt 2026, në dy termine – në orën 12:00 dhe 13:00.

Kjo shfaqje për fëmijë sjell historinë e një qenushi të vogël që nuk di të lehë. Në përpjekje për të gjetur zërin e tij, ai takohet me gjelin, kukuvajkën, lopën dhe dhelprën, të cilët mundohet t’ia mësojnë gjuhën e tyre. Mirëpo, përpjekjet e tyre vetëm sa krijojnë më shumë huti për qenushin. Në një moment ai përballet me një qen rruge – zagar, i cili e tall dhe e ngacmon pse nuk di të lehë. Në fund shfaqet zana e qenve, e cila i tregon se ai është qen dhe ka gjuhën e vet – gjuhën e qenve. Mesazhi i ngrohtë i shfaqjes për vetëpranimin dhe identitetin përmbyllet me një fund të lumtur.

Shfaqja është bazuar në veprën e Gianni Rodari (Xhani Rodari), me regji nga Melihate Qena dhe muzikë të kompozitorit Rauf Dhomi. Kukullat janë realizuar nga Boris Qershkov, ndërsa skenografia sipas idesë së tij është punuar nga Valdet Rama. Piktura është realizuar nga Vlora Hajdini, mjeshtër i dritave është Skender Latifi, ndërsa në pjesën teknike janë angazhuar Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.

Në skenë interpretojnë aktorët Roza Berisha-Fejzullahu, Avni Hoti, Vjosa Tasholli dhe Leonit Maloku.

“Qeni që nuk dinte të lehë” premton një përvojë argëtuese dhe edukative për fëmijët, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi identitetin, vetëbesimin dhe pranimin e vetes./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *