Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shtëpia prestigjioze e bizhuterive Bvlgari ka mirëpritur zyrtarisht këngëtaren me famë botërore Dua Lipa si ambasadoren e saj më të re globale.
Në njoftimin e publikuar, artistja shprehu entuziazmin për bashkëpunimin me markën ikonike italiane, duke e cilësuar si një moment të veçantë në karrierën e saj.
“Është jashtëzakonisht e veçantë të punoj përkrah një marke ikonike si Bvlgari dhe jam e emocionuar të jem pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Pjesët e tyre janë gjithmonë prekja e fundit perfekte, duke e kthyer një paraqitje në një moment të vërtetë,” është shprehur Dua Lipa.
Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri për artisten, e cila vazhdon të forcojë pozicionin e saj jo vetëm në industrinë muzikore, por edhe në botën e modës dhe luksit ndërkombëtar./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)