Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Teatri Kombëtar i Kosovës sjell më 20 shkurt premierën e dramës “Nyja e Gidionit”, një vepër e autores Johnna Adams që vendoset brenda një klase dhe shndërrohet në një hapësirë të mbushur me tension emocional dhe përballje të forta, shkruan KultPlus.
Shfaqja trajton tema të ndjeshme si përgjegjësia prindërore, dhuna dhe bullizmi në shkollë, përmes një takimi të tensionuar mes një nëne dhe një mësueseje, ku përplasen botëkuptime të ndryshme mbi edukimin dhe drejtësinë.
Regjinë e shfaqjes e ka bërë Hana Qena, ndërsa në role interpretojnë aktoret Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic.
Premiera do të jepet në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)