Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/02/2026
Qeveria italiane ka blerë për 14.9 milionë dollarë pikturën “Ecce Homo” të Antonello da Messina nga një shtëpi ankandesh në Nju Jork. Konfirmimi i blerjes u bë nga shtëpia e njohur e ankandeve “Sotheby’s”.
Piktura e vogël, e vitit 1460, është një vepër e rrallë dhe e rëndësishme, e krijuar nga artisti si një punim privat. Ajo paraqet në njërën anë figurën e “Ecce Homo”, ndërsa në anën tjetër portretin e Shën Jeronimit. Fondacioni “Federico Zeri” i Bolonjës njoftoi se vepra tani “është pronë e shtetit” italian.
Sipas raportimeve, piktura pritej të dilte në ankand me një vlerësim prej 10-15 milionë dollarësh, por qeveria italiane e bleu përpara se të fillonin ofertat. Sotheby’s kishte tërhequr veprën nga ankandi pak para se ajo të dilte në shitje, për shkak të interesit të fortë të shtetit italian.
Në njoftim u theksua se kjo vepër është “një nga veprat e pakta të sigurta” të Antonello da Messina dhe një “vepër e hershme ende e panjohur për literaturën e artit”.
Veprat e Antonello da Messina janë jashtëzakonisht të rralla: vetëm rreth 40 piktura nga ky artist kanë mbijetuar. Shumica e tyre ndodhen të ekspozuara në muze, dhe kjo është ndoshta e fundit që ishte mbetur në koleksione private./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)