play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Anila Aliu nderohet nga asambleja e New York-ut

today10/02/2026

Background
share close

Sukseset e talentëve nga Kosova nuk kanë të ndalur në rrugëtimin e tyre përtej oqeanit. Së fundmi, artistja Anila Aliu ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke u nderuar me një “Citation” (mirënjohje zyrtare) nga asambleja e shtetit të New York-ut, shkruan KultPlus.

Në një ceremoni solemne të mbajtur në New York, Aliu pati rastin të flasë krah liderëve të dalluar, ambasadorëve, deputetëve dhe senatorëve amerikanë. Për artisten, kjo ngjarje ishte një dëshmi e fuqishme e rrugëtimit të një ëndrre që nisi në Kosovë dhe mori jehonë në institucionet më të larta shtetërore në SHBA.

“Një ëndërr që udhëton larg”

Përmes një postimi, Anila Aliu u shpreh se ky nderim është një kujtesë se sa larg mund të arrijë vullneti dhe pasioni.

“Nga Kosova në Kapitullin e Shtetit të New York-ut. E nderuar të pranoj një Mirënjohje Zyrtare nga Asambleja e Shtetit të New York-ut dhe të flas krah liderëve, ambasadorëve dhe senatorëve të shquar”.

Artistja theksoi se këtë vlerësim e pranon me mirënjohje të thellë dhe me një përkushtim të ri për të përfaqësuar vendin e saj, Kosovën, përmes artit, integritetit dhe ekselencës në çdo hap të karrierës së saj.

Pjesëmarrja e artistëve si Anila Aliu në platforma të tilla ndërkombëtare vazhdon të mbetet një nga urat më të fuqishme të diplomacisë kulturore mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *