Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/02/2026
Projekti i shumëpritur kinematografik “The Beatles — A Four Film Cinematic Event” ka zbuluar pamjet e para të aktorëve që do të interpretojnë anëtarët legjendarë të grupit britanik. Në fotografitë e publikuara, Paul Mescal shfaqet në rolin e Paul McCartney, Harris Dickinson si John Lennon, Joseph Quinn si George Harrison dhe Barry Keoghan si Ringo Starr.
Filmat, të cilët pritet të shfaqen në kinema në vitin 2028, prezantuan fillimisht imazhet përmes kartolinave të shpërndara në Institutin e Arteve Performuese në Liverpool, shkollë e bashkëthemeluar nga vetë McCartney. Kartolina u shpërndanë gjithashtu në disa prej vendeve më ikonike që lidhen me historinë e grupit, përfshirë shtëpinë e fëmijërisë së John Lennon në Liverpool, monumentet e Beatles në Hamburg, si dhe lokacione të njohura në New York dhe Tokio. Më pas, Sony Pictures publikoi zyrtarisht fotografitë.
Përveç katër protagonistëve, filmat do të përfshijnë edhe një kast të pasur aktorësh. Saoirse Ronan do të interpretojë Linda McCartney, James Norton do të luajë Brian Epstein, ndërsa Anna Sawai do të shfaqet në rolin e Yoko Ono. Në kast bëjnë pjesë edhe Mia McKenna-Bruce si Maureen Starkey, Aimee Lou Wood si Pattie Boyd, Harry Lloyd si George Martin, si dhe aktorë të tjerë që do të portretizojnë personazhe kyçe nga jeta e grupit.
Të katër filmat do të drejtohen nga regjisori i njohur Sam Mendes dhe secili prej tyre do të rrëfejë historinë nga këndvështrimi i njërit prej anëtarëve të grupit. Projekti konsiderohet historik, pasi është hera e parë që anëtarët e Beatles dhe familjarët e tyre kanë dhënë të drejtat e plota për përdorimin e muzikës dhe historisë së jetës së tyre në një film artistik për kinemanë.
Në një deklaratë për mediat, Mendes u shpreh i nderuar që do të tregojë historinë e një prej grupeve më të mëdha në historinë e muzikës rock dhe theksoi se projekti synon të sjellë një përvojë të re për publikun në sallat e kinemasë.
Publikimi i katër filmave është planifikuar për prillin e vitit 2028 dhe pritet të jetë një nga projektet më ambicioze filmike kushtuar historisë së muzikës./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)