play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Selena Gomez flet për ofendimet që ka marrë për peshën: Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë

today10/09/2025

Background
share close

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, ka folur për mënyrën se si ka qenë shënjestër e fyerjeve për vite me radhë për shkak të peshës së saj, gjë që e ka bërë të ndihet e pasigurt.

“Kam pasur shumë probleme me peshën në jetën time dhe është diçka për të cilën jam shumë e ndjeshme”, tha ajo në një intervistë për revistën Allure.

Ajo shtoi se i lufton këto pasiguri me terapinë dialektike të sjelljes (DBT), një terapi e krijuar për njerëzit që përjetojnë emocione intensive.

“Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë. Pse më lind ky emocion?”, tha ajo.

Artistja e famshme tha se disa terapistë u ofrojnë pacientëve karta me emocione të ndryshme të shkruara mbi to dhe pyetje për t’i ndihmuar ata t’i kuptojnë ato.

“Patjetër që duhet të jesh i gatshëm të punosh për këtë, dhe kjo mund të jetë e ndërlikuar”, theksoi tutje.

Gomez u diagnostikua me lupus në vitin 2014, pas së cilës iu nënshtrua një transplanti veshke dhe kimioterapie.

Pesë vjet më parë, njoftoi se vuante nga çrregullimi bipolar.

Gjithashtu lufton me depresionin dhe ankthin, për të cilat flet hapur dhe në këtë mënyrë ngre ndërgjegjësimin e publikut se këto gjendje nuk duhet të jenë kurrë një temë tabu. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *