play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Sot nis “Sunny Hill Festival”, performon Dua Lipa

today01/08/2025

Background
share close

Sunny Hill Festival ka thënë se edicioni i këtij viti do të shënojë edicionin më të madh në historinë e festivalit. Me një listë super unike të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, festivali ka tërheqë një audiencë masive nga mbarë bota.

Këtë vit, skenat e festivalit do të jenë dukshëm më të mëdha se kurrë më parë. Me Main Stage masive dhe Sunny Hill Dance Stage e cila tanimë njihet si C4 Stage, skenë e cila do të jetë disa herë më e madhe dhe me program tejet të veçantë, duke ofruar një hapësirë të re dhe kushtuar një feste me dhjetëra mijëra të pranishëm çdo natë.

Ky zgjerim dhe rritje e Sunny Hill Festivala synon të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, me lineup-in më interesant, më shumë hapësirë, skena më të mëdha dhe produksion të jashtëzakonshëm.

Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me artisten shqiptare, Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin.

Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards.

Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit.

Prej 1 deri më 3 gusht, në dy skenat gjigante te festivalit, do të perfomojnë emra të mëdhenj mes tyre edhe: Shawn Mendes, Peggy Gou, Anyma, dhe Mochakk.

Por lista e artistëve nuk mbaron me kaq. Mes artistëve që do të performojnë janë edhe Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA dhe Mygal B2B Edgar Kerri. Lista pasurohet edhe më shumë nga artistët vendor si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina, dhe Zwada.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *