play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Platforma X nën hetim penal

today15/07/2025

Background
share close

Gjërat sapo kanë marrë një kthesë për keq për miliarderin Elon Musk dhe platformën e tij X, e njohur më parë si Twitter.

Prokurorët francezë tani kanë kërkuar ndihmën e policisë për të hetuar zyrtarisht X për sjellje kriminale.

Hetimi u nis për arsye të shumta, të cilat në thelb përmblidhen në: X ka kryer ndërhyrje të organizuara, shkruajnë mediat e huaja.

Për të qenë të saktë, prokurorët francezë kanë pretenduar krimet e mëposhtme të dyshuara kundër platformës online:

Ndërhyrje e organizuar në funksionimin e një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave;

Nxjerrje mashtruese e organizuar e të dhënave nga një sistem i automatizuar i përpunimit të të dhënave.

Ka gjithashtu pretendime se Musk ka përdorur platformën e tij për të promovuar grupe “të krahut të djathtë” në Francë, që është një tjetër akt që sistemi gjyqësor mund ta përdorë kundër tij.

Me ndihmën e policisë në hetim, prokurorët mund të mbështeten në masa shumë më të ashpra që do të merren kundër Musk dhe X.

Ndoshta më e rëndësishmja, mund të lëshohet një urdhë arresti ndërkombëtar nëse drejtuesit e X nuk paraqiten në gjykatë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Franca ka ndërmarrë veprime kundër një platforme.

Vetëm pak kohë më parë, autoritetet franceze arrestuan themeluesin e Telegram: Pavel Durov.

Durov u akuzua për lehtësimin e krimit të organizuar në Telegram, diçka që ai e ka mohuar.

Arrestimi i tij ishte kritikuar edhe nga Elon Musk. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *