play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

SHBA-ja bojkoton takimin e anëtarëve të NATO-s për ndihmën për Ukrainën

today04/06/2025

Background
share close

Një grup prej 57 vendesh, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, që po ndihmojnë Ukrainën, takohen sot në Bruksel për rundin e fundit të koordinimit se si ta ndihmojnë më mirë Kievin në luftën e tij të vazhdueshme kundër pushtimit rus.

Takimi vjen një ditë pasi Ukraina sulmoi me eksplozivë të vendosur nën ujë, urën e Kërçit të ndërtuar ilegalisht, e cila lidh gadishullin e Krimesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia me Rusinë.

Projekti i rëndësishëm i Vladimir Putinit është goditur me më shumë se një ton metrikë eksplozivë, ka bërë të ditur të martën shërbimi i sigurisë SBU i Kievit.

Por agjencia e lajmeve Reuters raporton se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës sot, ndonëse ai parashihet që të marrë pjesë në një takim të NATO-s të enjten.

Ukraina dhe Rusia kanë mbatur të hënën rundin e dytë të bisedimeve për fundin e luftës, që ka përfunduar vetëm me një marrëveshje për lirimin e 6.000 trupave të ushtarëve të vrarë në luftë.

Po ashtu, në bisedimet që janë mbajtur në Stamboll të Turqisë, Ukraina ka pranuar nga Rusia të ashtuquajturin memorandum, i cili përmban kushtet e paqes, e për të cilin paka ukrainase ka thënë se do t’i duhet një javë për ta shqyrtuar.

Ukraina ia ka dorëzuar Rusisë kornizën e kushteve të saj paraprakisht./KOHA

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *