play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Kanye West: Taylor Swift është arsyeja pse nuk performova kurrë në Super Bowl

today10/04/2025

Background
share close

Kanye West, tashmë i njohur me emrin Ye, ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale, duke pretenduar se arsyeja pse nuk është ftuar kurrë të performojë në spektaklin e famshëm të Super Bowl-it lidhet me ngjarje të diskutueshme nga e kaluara e tij.

Në një postim që u fshi më pas në platformën X (ish-Twitter), reperi shkroi:

“Nuk më kanë lejuar kurrë të performojë në Super Bowl-in për shkak të tre momenteve: e para [kur kam thënë] ‘George Bush-it nuk u intereson për njerëzit me ngjyrë.’ Momenti me Taylor Swift. Mbajtja e kapeletës MAGA”, duke iu referuar gjithashtu mbështetjes publike të Presidentit amerikan Donald Trump.

Ndërkaq përplasja mes Kanye West dhe Taylor Swift filloi në vitin 2009, kur ai ndërpreu fjalimin e saj të pranimit në MTV Video Music Awards për të thënë se Beyoncé kishte klipin më të mirë. Marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej në vitin 2016, kur ai përmendi emrin e saj në këngën “Famous”, një veprim që Swift pretendon se është bërë pa pëlqimin e saj.

Konflikti mes tyre ka vijuar për vite me radhë, dhe së fundmi u rikthye në vëmendje në shkurt të këtij viti, kur West kritikoi Swift pasi ajo u pa duke kërcyer gjatë performancës së Kendrick Lamar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2025.

Ironikisht, Lamar — 37 vjeç — ishte edhe performuesi kryesor në spektaklin e Super Bowl-it 2025, ku Taylor Swift ndodhej në publik për të mbështetur partnerin e saj, Travis Kelce, ndërsa Kansas City Chiefs përballeshin me Philadelphia Eagles. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *