play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Vdes reperi Young Scooter, pasi u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta

today31/03/2025

Background
share close

Reperi i njohur, Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti të rëndë, kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta.

Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital.
Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton.

Ngjarja e fatale ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.
Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkruan The Guardian.

Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *