play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Vendoset, shteti amerikan ndalon telefonat në shkollë

today26/03/2025

Background
share close

Senatorët në shtetin amerikan të Xhorxhias kanë miratuar një projektligj, që ndalon nxënësit e shkollave fillore të përdorin celularët gjatë ditës së shkollës.

Masa do t’i përcillet guvernatorit republikan të Gjeorgjisë, Brian Kemp për miratim ose veto.

Aktualisht, nëntë shtete amerikane ndalojnë telefonat në shkolla, dhe ligje të ngjashme janë në pritje të miratimit nga guvernatorët e Nju Meksiko, Tenesi dhe Jutah, dhe këto masa priten së shpejti në shtete të tjera.

“Ky projektligj nuk ka të bëjë vetëm me akademikët, por ka të bëjë me mirëqenien e nxënësve”, tha senatori me bazë në Dallas, Jason Anavitarte, gjatë debatit të së martës mbi Projektligjin 340 të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai vuri në dukje se studimet e lidhin përdorimin e tepërt të telefonit me problemet e shëndetit mendor, një ulje të aftësive sociale dhe një rritje të dhunës nga bashkëmoshatarët.

“Ne duam që nxënësit të fokusohen në shoqërimin me miqtë e tyre në klasë gjatë orëve të shkollës”, shtoi ai.

Në nivel kombëtar, 77 përqind e shkollave amerikane ndalojnë telefonat celularë në shkolla për përdorim joakademik, sipas Qendrës Kombëtare të SHBA për Statistikat e Arsimit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *