play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Google përmirëson kërkimin në Gmail me Al

today21/03/2025

Background
share close

Në një përpjekje për të përmirësuar shanset për të gjetur emailin që po kërkoni, Google po prezanton një përmirësim opsional të mundësuar nga AI për funksionin e kërkimit të Gmail.

Kërkimet në Google nuk do t’i kthejnë më rezultatet vetëm në rend kronologjik bazuar vetëm në fjalët kyçe që po kërkoni, por në vend të kësaj do të marrin parasysh edhe kritere të tjera, duke përfshirë “emailet e kohës së fundit dhe kontaktet e shpeshta”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Me këtë përditësim, emailet që po kërkoni kanë shumë më tepër gjasa të jenë në krye të rezultateve të kërkimit tuaj – duke ju kursyer kohë të vlefshme dhe duke ju ndihmuar të gjeni më lehtë informacione të rëndësishme”, njoftoi Gmail.

Funksioni i ri “më i rëndësishëm” i rezultateve të kërkimit tani po shpërndahet për përdoruesit anembanë botës dhe do të jetë i disponueshëm kur të hyni në Gmail përmes një shfletues uebi ose përmes aplikacioneve Gmail të Google për Android dhe iOS.

Megjithatë, sipas Google, funksioni nuk do të zëvendësojë qasjen e mëparshme të Gmail për kërkimin e emaileve. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *