play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Filmi i animuar kinez “Ne Zha 2” ka arritur fitime rekord prej mbi dy miliardë dollarësh

today20/03/2025

Background
share close

Filmi kinez i animuar “Ne Zha 2” është bërë filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke fituar mbi dy miliardë dollarë në arkat botërore.

Ky sukses tejkaloi rekordet e mëparshme të mbajtura nga filma si “Inside Out 2” dhe “Frozen 2”. “Ne Zha 2” është një vazhdim i filmit të animuar të vitit 2019 bazuar në mitologjinë kineze.

Filmi ndjek historinë e një fëmije demon, Ne Zhi, i cili nis një udhëtim epik për të shpëtuar mikun e tij, princin e dragoit, Ao Bing

“Ne Zha 2” u drejtua nga Yang Yu i njohur gjithashtu si Jiaozi i cili mori vlerësime të veçanta për animacionin e tij unik dhe historinë e thellë emocionale.

Edhe pse filmi ishte një sukses në Kinë, ku fitoi më shumë se 14.7 miliardë dollarë, popullariteti i tij jashtë Kinës ende nuk është konfirmuar. “Ne zha 2” së fundmi ka filluar shfaqjen në Britani të Madhe dhe kritikët janë të ndarë në përshtypjet e tyre.

Ndërsa disa e lavdërojnë filmin për pamjet e tij vizuale dhe historinë komplekse, të tjerë e kanë të vështirë të kuptojnë për shkak të mbështetjes së tij të madhe në mitologjinë kineze. Pavarësisht komenteve të përziera, “Ne Zha 2” pasqyron fuqinë në rritje të industrisë kineze të filmit në skenën globale. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *